Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Vitisë, dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, kanë nënshkruar kontratë tri vjeçare për kontrollimin rutinor i kualitetit të ujit të pijshëm, me të cilin furnizohet popullata në zonat rurale.
Me anë të kësaj marrëveshje, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të zbatoj Instruksionin Administrativ për Shëndetësi për testimin dhe zbatimin e standardeve minimale për kualitetin e ujit të pijshëm.
Ndërsa Qendra Rajonale e Shëndetit Publik do të bëjë mostrimin e ujit nga ekipe profesionale në përputhje me standardet e OBSH-së.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë nga kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Basri Aliu nga ana e Institucioneve komunale dhe Dr.Ajhane Sefiu nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, si dhe dr.Drita Abduli, specialiste e Ekologjisë humane.