DYLON

Kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit pritën fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre

Kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit pritën fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve-1 Qershorit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur një delegacion të nxënësve të shkollave fillore të komunës së Vitisë.

Kryetari Haliti ka njoftuar ata me aktivitetet komunale dhe Zyrës së kryetarit, njiherit i është përgjigjur edhe pyetjeve të nxënësve.

Po ashtu, nxënësit kanë vizituar edhe ambientet e sallës së Kuvendit komunal, ku janë pritur nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira.

EkoHigjiena

Kryesuesi Pira i ka njoftuar me funksionimin e Asamblesë komunale, për përbërjen , misionin e këtij Institucioni në marrjen e vendime të rëndësishme etj.

Gjithashtu, nxënësit parashtruan një varg pyetjesh rreth funksionalizimit të Kuvendit Komunal.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.