Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi parasheh projekte në sektorin social, kulturor e shëndetësor.
“Jam shumë i lumtur që bashkë me “Qëndresën Kosovare” e cila mbledhë fonde nga shtete të ndryshme e kryesisht nga Kuvajti, do të bashkëpunojmë në projekte të caktuara”, tha kryetari Kastrati.
Ai tha se u është mirënjohës drejtorit të kësaj shoqate dhe menaxherit Samir Salihu për përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim.