DYLON

Viti: Trajnohet stafi shëndetësor i QKMF-së

Viti: Trajnohet stafi shëndetësor i QKMF-së
Avatar photo Redaksia

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, kanë realizuar sot një trajnim me stafin shëndetësor me temën “Kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër”.

Në fillim të trajnimit të pranishmëve iu drejtuan Basri Aliu-Drejtor i DSHMS-së dhe dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së Viti, e cila falënderoi “PRAK” për organizimin e këtij trajnimi.

Ajo mes tjerash foli edhe për të arriturat dhe kujdesin që ofrohet nga punëtorët shëndetësor edhe në komunitet, duke u munduar të jenë sa më afër qytetarit në nevojat e tyre, si dhe për aktivitetet dhe masat që janë marrë në QKMF ,qe pacientët të jenë sa më të njoftuar për të drejtat dhe përgjegjësit e tyre brenda institucioneve shëndetësore.

EkoHigjiena

Besim Kodra -Drejtor i PRAK, njëherit udhëheqës i trajnimit, njoftoi të pranishmit mbi rëndësinë e zbatimit të të drejtave të pacientëve, legjislacionin ekzistues dhe menaxhimin e ankesave të pacientëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.