Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka nënshkruar sot marrëveshjen për furnizimin dhe shpërndarjen e shujtave për nxënësit.
Ai tha se është shumë i lumtur që sot u finalizua kjo marrëveshje.
“Këto shujta do të jenë lehtësim i vogël , por shumë i rëndësishëm për prindërit si dhe një hap drejt barazisë ekonomike e sociale tek fëmijët”, tha Kastrati.
Ndër të tjera, ai tha se do të angazhohet gjithmonë që t’u mundësoj fëmijëve kushte më të mira.