DYLON

Kadriu: Taksa prej 10% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, masë mbrojtëse për prodhuesit vendor

Kadriu: Taksa prej 10% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, masë mbrojtëse për prodhuesit vendor
Avatar photo Redaksia

Përjashtuar brendet ndërkombëtare, masa mbrojtëse për importin e produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, do ta jetë 10%. Ky është vendimi që sot ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës, ka thënë Rexhep Kadriu, njëri nga zëvendësministrat në Qeverinë Haradinaj.

Sipas tij, kjo masë nënkupton se të gjitha produktet që importohen në Republikën e Kosovës, origjina e të cilave janë Republika e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovina, do ta kenë taksën prej 10%, ndërsa brendet ndërkombëtare që prodhohen në këto dy shtete, përjashtohen nga kjo taksë.

“Kujtojmë se Serbia është importuesi më i madh në Republikën e Kosovës, ku sipas statistikave, thuajse 400 milionë euro importohen në Kosovë nga ky shtet, ndërsa nga Bosnjë e Hercegovina, në vitin 2017 ishte mbi 81 milionë euro. Jemi të vendosur kategorikisht që të ndërmarrim hapa konkret në mbrojtjen e produkteve vendore, kësisoj duke ia mundësuar ngritjen edhe në prodhim edhe në cilësi”, ka thënë zëvendësministri Kadriu.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.