Nënshkruhet marrëveshje bashkëfinancimi për projektin e rregullimit të kulmit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”
Komuna e Vitisë dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancim të projektit “Rregullimi i kulmit të Gjimnazit “Kuvendi Lezhës” në Viti.
Në bazë të kësaj marrëveshje që u nënshkrua nga kryetari i komunës Sokol Haliti dhe zv.ministri Bajram Gecaj, parashihet të rregullohet kulmi i tërësishëm i kësaj shkolle, ku shuma e këtij projekti kap vlerën 69,527 euro, prej tyre 40.000 janë financim i MAPL-së dhe 29.527 euro nga komuna e Vitisë.