DYLON

Haziri nderon martirët e Llovcës, kërkon zbardhjen e masakrës

martirët e Llovcës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot homazhe tek varrezat e shtatë martirëve të fshatit Llovcë, të ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe 18 vite më parë.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka thënë se ky është një përvjetor i dhimbjes, por edhe krenarisë, ndërkaq ka kërkuar zbardhjen e kësaj masakre makabre në mënyrë që eshtrat e tyre pushojnë të qetë.

“Shtatë martirët e Llovcës dhe mijëra të tjerë, u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Ky është një përvjetor i dhimbjes, por në të njejtën kohë edhe i krenarisë sepse falë tyre ne po e gëzojmë këtë ditë të bardhë. Kaluan 18 vite dhe akoma kjo masakër makabre mbetet e pazbardhur. Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë dhe autorët ta marrin denimin meritor. Në këtë mënyrë, eshtrat e tyre do të pushojnë të qetë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai theksuar se Komuna e Gjilanit po i përkujton edhe masakrat tjera të Gjilanit, siç është ajo e Llashticës, Zhegrës, Lladovës e vendbanimeve tjera, ku qytetarët e pafajshëm e kanë paguar në mënyrën më të ashpër dhe me sakrificën më të madhe sublime lirinë e Kosovës.

18 vite më parë, në fshatin Llovcë të Gjilanit u masakruan në mënyrën më barbare shtatë persona: Rahim Ymeri, Xhemail Halimi, Xhevrije Zeqiri, Nexhmije Azemi, Sami Xhelili dhe Avdi Rexhepi.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.