Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamed Suliqi dhe përfaqësuesin e fshatit Shipashnicë.
Gjatë takimit, Kryetari Kastrati ka nënshkruar marrëveshje me përfaqësuesin e Kompanisë “Hidromorava” dhe përfaqësuesin e Bashkësisë Lokale të fshatit Shipashnicë, për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit në këtë fshat.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që sistemi i rrjetit të ujësjellësit për fshatin Shipashnicë, të vihet nën menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”. Përfaqësuesi i kompanisë “Hidromorava”, Muhamed Suliqi tha se kanë përvojë në këtë drejtim dhe se e kanë rritur numrin e përgjegjësve që do i përcjellin problemet me ujë.