Komuna e Vitisë, GVL “Vitia”, Zyra për Investime dhe mbështetje të bizneseve dhe Qendra Rinore nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Projektin APR-Swiss Intercooperation
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Projektin APR-Helvetas Swiss Intercooperation.
Kjo marrëveshje ka për qëllim fuqizimin e partnerëve lokal dhe qëndrueshmërinë e tyre për vitet e ardhshme.
Kryetari Haliti ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur komuna e Vitisë me projektin APR, dhe ka theksuar se do të vazhdojnë edhe më tej në të ardhmen për realizim të projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimin e aktiviteteve rinore.
Marrëveshje bashkëpunimi me Projektin APR – Swiss Interacooperation, u nënshkrua edhe me Grupin Lokal të Veprimit “Vitia”, Zyra për Investime dhë mbështetje të bizneseve, si dhe me qendrën Rinore.
Përfaqësuesit e Projektit APR – Swiss Interacooperation, kanë bërë të ditur se kjo marrëveshje ndërmjet partnerëve strategjik, ka për qellim qe të rinjtë, fermerët dhe bizneset e komunës së Vitisë, të gjenerojn me shume te ardhura dhe vende të reja pune.