DYLON

Këshilli Komunal i Bujanocit me transparencë negative

Këshilli Komunal i Bujanocit me transparencë negative
Avatar photo Redaksia

Në një analizë të realizuar gjatë vit 2017 nga Transparenca e Serbia, komuna e Bujanocit nuk ka lëvizë nga pozicioni i saj i transparencës që gjendet në nivel të ulët me numër 47.

Javën e kaluar këshilli komunal komunës së Bujanocit ka mbajtur seancën e dytë të dhe në ueb-faqen e zyrtare nuk ka publikuar asnjë vendim të asaj mbledhje, votim të rendit të ditës apo edhe transkripton e mbledhjes.

Në ueb-faqen e komunës së Bujanocit nuk publikohen as kërkesat e qytetarëve përmes të cilave u drejtohen qytetarët, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Ky institucion komunal përbëhet prej 11 anëtarëve dhe e udhëheq kryetari i komunës ndërsa në ueb-faqen e komunës janë publikuar emrat dhe kontaktet e anëtarëve të cilët mundë të komunikojnë qytetarët për nevoja të ndryshme.

Komuna e Bujanocit mbetet në nivel të ulët të transparencës edhe në fushat tjera brenda administratës, kuvendit komunal, prokurimeve publike, debatit me qytetarë dhe ndërmarrjeve publike.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.