Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka nënshkruar kontratën për “Rekonstruimin e rrugës K. Petroviq në funksion të krijimit të zonës së këmbësorëve (vazhdimësi e Sheshit të qytetit) projekt ky që do të finansohet nga Buxheti i komunës së Bujanocit dhe Ministrisë së Turizmit (3 milion RSD).
Punëkryes është Kompania Saba Bellca, ndërsa vlera e projektit me TVSH është 8.836.280 RSD prej të cilave nga Buxheti i Komunës do të paguhen 5.836.860 RSD, ndërsa, 3 milion RSD nga Ministria e Turizmit.