Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe përfaqësuesi i Fondacionit Kosovë-Luksemburg për Viti, Fisnik Beqiri kanë nënshkruar sot edhe një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën pritet të bëhet rregullimi i kulmit ndriçues në shkollën fillore të mesme të ulët “ Kenan Halimi” në Gjylekar të Vitisë.
Në bazë të kësaj marrëveshje, Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe komuna e Vitisë, do të bëjnë bashkëfinancimin e këtij projekti.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash falënderoj Fondacionin Kosovë-Luksemburg me të cilën sipas tij janë realizuar dhe po realizohen projekte të ndryshme të cilat janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.
Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili njëherit është edhe Koordinator komunal për projektet me Fondacionin Kosovë Luksemburg.