DYLON

Fëmijët shënojnë 1 qershorin me lojëra të ndryshme në parkun e Bujanocit

Fëmijët shënojnë 1 qershorin me lojëra të ndryshme në parkun e Bujanocit
Avatar photo Redaksia

Organizata “Shpresa” në Bujanoc, shënoi 1 qershorin-Ditën ndërkombëtare të fëmijëve me moton “ Në ditën e lindjes lulëzuan të gjitha lulet e botës” në parkun e qytetit ishin mbledhur disa fëmijë të cilët pikturuan me ngjyra disa vizatime të lira dhe lojëra.

Kryetari i kësaj organizate , Nevzad Lutfiu për portalin Titulli.com tregon se aktiviteti është ndarë në tre pjesë.

“Në pjesën e pikturimit, në pjesën e bashkëbisedimit-loja atraktive dhe e treta bisedimit-loja atraktive dhe e treta është pjesa e shpërndarjes së 15 dhuratave për fëmijët pjesëmarrës”, theksoi Lutfiu..

EkoHigjiena

Leoneta Abdyli, koordinatore për art tha se ky organizim është bërë që sado pak ti kushtohet rëndësi fëmijëve dhe të njihen me botën e pikturës.

Sipas Abdylit secili fëmijë përmes pikturës do të shpreh diçka rreth ditës ndërkombëtare të fëmijëve.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.