Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati , ka nënshkruar marrëveshjet për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit, për fshatrat Karaçevë e poshtme, Kolloleq dhe Kopërnicë nga kompania “Hidromorava”.
Këto marrëveshje u nënshkruan nga kryetari Kastrati, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, nënkryetari Bojan Stamenkoviq dhe nga kryetarët e bashkësive lokale të këtyre fshatrave.
Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, kompania e ujësjellësit “Hidromorava” merr nën menaxhim dhe mirëmbajtje shërbimet e ujit, në rrjetin e ujësjellësit për fshatrat e lartëpërmendura.
Kryeshefi Suliqi tha se kompania që ai e përfaqëson, do mundohet që të sjellë shërbime cilësore për banorët e Kopërnicës, Kolloleqit dhe Karaçevës së poshtme.
Ndërkaq kryetari Kastrati e nënkryetari Stamenkoviq bashkë me drejtorin për Shërbime publike, Ambient dhe Inspektorat Ramadan Basha, falënderuan Suliqin dhe kryetarët e bashkësive lokale për bashkëpunimin e tyre.