Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan ka organizuar të hënën ceremoninë e nënshkrimit të kontratave lidhur me financimin e projektit në kuadër të thirrjes publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave 2023”.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, z.Enver Shabani, iu ka uruar mirëseardhje të pranishmëve,ndërsa përfituesve ju ka uruar implementim të sukseshëm të projekteve të tyre.
Me këtë rast të pranishmit u njoftuan se me kërkesë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik,me vendim të Kryetarit të Komunës dhe me përkrahje të Kuvendit Komunal në Gjilan për herë të parë Komuna e Gjilanit ndan mjete nga buxheti komunal me synim mbështetjen ndaj bizneseve të reja dhe për gratë ndërmarrëse.
Gjatë kësaj thirrje publike numri i aplikantëve ka qenë 73 aplikues ku kanë përfituar 34 biznese Start Up dhe 12 përfituese gra ndërmarrëse, gjithësej 46 përfitues nga thirrja publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave 2023” ku shuma e subvencioneve arrin vlerën 135,000 € për vitin 2023.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në planin buxhetor për 3 vitet ardhshme ka planifikuar një rritje prej 40% të vlerës së subvencioneve për çdo vit.
Synimi kryesor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik është zhvillimi i ekonomisë lokale përmes mbështetjes për bizneset e reja dhe ato ekzistuese duke ju ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve dhe avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës.