Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur në takim përfaqësues të shoqatës “Nëna Terezë”, ku edhe kanë nënshkruar letrën e zotimit për Programin për Dialog Civil 2023-2026.
Ky projekt ka për qëllim inkurajimin e angazhimit aktiv në dialogun civil brenda komuniteteve shumetnike në Serbi dhe Kosovë, dhe përfshin 10 komuna.
Ky projekt përkrahet nga Bashkimi Evropian që përfaqësohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe do të zbatohet nga Shoqata “Nëna Terezë”. /2LONLINE/