Drejtoresha e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion IOM, Anna Rostocka ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është prit nga nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku.
Ajo e falënderoi drejtoreshën e IOM-it për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit e njoftoi mysafiren për programet e komunës dhe përkushtimin që kanë për mbështetje komunale në fushën e promovimit të drejtave të njeriut dhe mbështetjes së grupeve të margjinalizuara.
“Shpreh mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shpresuar që kjo të vazhdoi edhe në të ardhmen”, tha Morina Bunjaku.
Më tej ajo shtoi se projekte të ndryshme do të realizohen bashkarisht për krijimin e paqes, sigurisë, rikthimin e riintegrimin, organizimin e kampit veror dhe aktivitetet jashtë kurrikulare.
“Të gjitha aktivitetet e realizara nga IOM-i do të jenë të rëndësishme për qytetarët”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku.
Drejtoresha e IOM-it Anna Rostocka, falënderoi nënkryetaren për bashpunimin e mirë që kanë, duke shpresuar në vazhdimin e mëtejshëm në mes të dy institucioneve për realizimin e projekteve dhe programeve.
Rostock, tregoi për programet dhe aktivitetet e IOM-it duke u fokusuar në asistimin dhe ofrimin e ndihmës për të riatdhesuarit, komunitetet dhe personat tjerë në nevojë.
Drejtoresha e IOM-it, numroi edhe për disa nga projektet që janë: Community Stabilization Programme (CSP), Return and Reintegration in Kosovo Programme (RRK) dhe Peace Building Fund Project – Youth Empowerment Through Inclusive Schools and Societies (PBF/YESS).
Nënkryetarja dhe drejtoresha u pajtuan se largimi i barrierave është shumë me rëndësi. Do të punojmë me të gjithë për të krijuar ura bashkpunimi”, tha Anna Rostocka. /2LONLINE/