Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtoreshën për Buxhet e Financa e Herolinda Murati Leka morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga USAID Aktiviteti Kontrata Sociale dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Gjatë kësaj punëtorie, u prezantuan praktikat e buxhetimit me pjesëmarrje, aspektet ligjore dhe rregullative që lidhen me këtë lloj buxhetimi, si dhe prezantimi i draft manualit dhe modelit të Regullores për Buxhetimin me Pjesëmarrje.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të AKK-ja dhe përfaqësues nga USAID-i, të cilët kontribuan në këtë proces me eksperiencën dhe njohuritë e tyre mbi praktikat më të mira të buxhetimit me pjesëmarrje.
“Me kënaqësi morëm pjesë në punëtorinë me temën “Prezantimi i Praktikave të Buxhetimit me Pjesëmarrje”, e cila organizohet si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Aktivitetit të USAID Kontrata Sociale, AKK-së dhe komunave partnere”, the Morina Bunjaku.
Nënkryetarja e komunës, shtoi se kjo punëtori synon të krijojë një hapësirë të dedikuar për analizimin e sfidave ekzistuese dhe identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim në proceset e ardhshme të buxhetimit me pjesëmarrje.
“Diskutimet frytdhënëse u fokusuan në rritjen e qëndrueshmërisë dhe efektivitetit të këtij procesi, duke e vendosur atë si një komponent kyç të qeverisjes transparente dhe gjithëpërfshirëse”, tha nënkryetarja e Gjilanit.
Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave Herolinda Murati-Leka, shpjegoi procesin e buxhetimit në Komunën e Gjilanit për vitin 2024.
Përveç tjerash ajo propozoi edhe përfshirjen e dy anekseve në manualin e buxhetimit me pjesëmarrje, aneksin e vlerësimit të projekt-propozimeve të dalura nga qytetarët, si dhe aneksin e zotimit të drejtorive përfshirëse për realizimin e projekteve fituese nga ky proces.
Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave, njoftoi edhe për rritjen progresive ndër 3 vite të buxhetit të ndarë nga komuna e Gjilanit për këtë formë të buxhetimit. /2LONLINE/