Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi së bashku me Drejtorin e QKMF-së në Kamenicë, Besim Beqiraj kanë takuar Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Nënkryetari Jakupi ka falënderuar ministrin Zemaj për mbështetjen e ofruar, duke thënë se me të ka diskutuar për situatën në të cilën gjendet Komuna e Kamenicës.
“Falenderoj Ministrin Zemaj për gatishmërinë e tij dhe mbështetjen e ofruar. Ministrit i shpjegova gjendjen me të cilën është duke u përballë Komuna e Kamenicës dhe nevojat e domosdoshme për rritjen e kapaciteteve teknike,furnizimin me mjete mbrojtëse, për ofrimin e shërbimeve edhe më të mira për kamenicasit”, ka thënë ai.
Në këtë takim po ashtu është diskutuar edhe për mundësinë e rekrutimit të mjekëve të rinjë.