Blakqori vazhdon rrugëtimin e tij me kampionin

Blakqori vazhdon rrugëtimin e tij me kampionin

Sot zyrtarët e klubit “Drita” kanë arritur ta finalizojnë marrëveshjen me mbrojtësin e majtë Ilir Blakqorin, bëhet e ditur në faqen zyrtare të klubit bardh e kaltër.

“Blakqori me kontributin e tij ishte njeri prej lojtarëve më meritorë sidomos në ndeshjet e fundit ku edhe arritëm të shpallemi Kampion e që për Ilirin ishte edhe hera e parë në karrierën e tij që arrin të shpallet kampion”, thuhet tutje në njoftimin e klubit.

“Iliri me kënaqesi ka vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për dy vitet e ardhshme dhe synimi i tij është arritja e rezultateve pozitive në arënën ndërkombëtare.

Përndryshe, kujtojmë se ditë më parë ishte arritur marrëveshja edhe për vazhdimin e bashkëpunimit edhe me qendërmbrojtësin, njëherësh zëvendës kapitenin Fidan Gerbeshi.

“Fidani ishte njeri prej më meritorëve që klubi jonë arriti titullin kampion. Gjithashtu, së bashku me lojtarët tjerë në mbrojtje, arriti që ta shpallë mbrojtjen më të mirë të sezonit me më së paku gola të pranuar në ligë”, thuhej në njoftim. /2LONLINE.com/

KOMENTE