Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eurona Hoda, drejtoreshën e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Diana Kryeziu-Ajvazi, si dhe përfaqësuesin e “KRU Hidromorava” në Kamenicë, Sherif Thaqi, kanë pritur në takim konsulentët e organizatës COWI, për projektin “Hidrosistemi Iber-Lepenc”.
Në këtë takim është diskutuar për vlerësimin mjedisor dhe social për Kamenicën.
“Bashkërisht me kolegë prita në takim konsulentët e organizatës COWI për projektin “ Hidrosistemi Iber-Lepenc”, znj. Karina Zachodni – Eksperte kryesore për çështje Mjedisore dhe Sociale, z. Pëllumb Gjinolli – Ekspert për çështje Mjedisore, z. Vigan Behluli – Ekspert për çështje Sociale. Diskutimi për VNMS – vlersimin mjedisor dhe social për Kamenicën, projekt i cili financohet nga Komisioni Evropian në kuadrin e kornizës Infrastruktura e Projekteve në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë nënkryetari Jakupi. /2LONLINE/