DYLON

Kryeministri Kurti takoi anëtarët e Bordit të Drejtuesve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Kryeministri Kurti takoi anëtarët e Bordit të Drejtuesve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takim anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të emëruar në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në emër të Bordit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, njëherësh edhe Kryesuese e Bordit, e njoftoi kryeministrin Kurti për mbledhjen konstituive të mbajtur dje dhe për vendimet e marra në këtë mbledhje. Përveç zgjedhjes së Kryesueses dhe Zëvendës kryesuesit të Bordit, me shumicë votash, në këtë mbledhje u vendos që të largohet përkohësisht nga puna drejtori i deritanishëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi. Në vend të tij, ushtruesi i detyrës së Drejtorit, u emërua Bujar Kaçuri.

EkoHigjiena

Duke pasur për qëllim të përbashkët ndërtimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore, anëtarët e Bordit Drejtues u shprehën se këtij sistemi i paraprijnë hartimi dhe finalizimi i protokolleve klinike, standardizimi i licencimit të profesionistëve shëndetësorë dhe mbi të gjitha finalizimi i sistemit informativ shëndetësor dhe ndërlidhja e tij me të gjitha sistemet tjera relevante. Ata thanë se situata paradoksale prej vitit 2015 e sigurimeve shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Shëndetësore, ku sigurimet nuk ekzistojnë sepse nuk ka filluar asnjëherë mbledhja e primit të sigurimeve e ndërkaq që Fondi kryen funksionin e trajtimit të rasteve jashtë institucioneve publike shëndetësore, do të korrigjohet së shpejti teksa punohet për sistemin e sigurimeve shëndetësore.

Kryeministri Kurti uroi anëtarët e Bordit për detyrën e tyre të re dhe u dëshiroi suksese në përmbushjen e synimeve të tyre, që njashtu janë edhe të Qeverisë. Ai tha se Bordi ka mbështetjen e plotë të Qeverisë në realizimin e përgjegjësive dhe qëllimeve të tyre, teksa vendosi theksin te rëndësia e transparencës së këtij institucioni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.