“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të njeriut me zemër të madhe, atdhetarit e veprimtarit të shquar, e qytetarit të Gjilanit, i cili përfaqësoi edhe FFK-në në Zvicër, Zekirja Shahini”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Ismajli ka thënë se Zekirja Shahini do të kujtohet përgjithmonë për vlerat e tij të çmuara njerëzore, që gjithmonë kishte ideale për vendin e Republikën tonë, duke kontribuar në çdo sferë.
Ja postimi i plotë i nënkryetarit Ismajli:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të njeriut me zemër të madhe, atdhetarit e veprimtarit të shquar, e qytetarit të Gjilanit, i cili përfaqësoi edhe FFK-në në Zvicër, Zekirja Shahini. Zekin do ta kujtojmë përgjithmonë për vlerat e tij të çmuara njerëzore, i cili gjithmonë kishte ideale për vendin e Republikën tonë, duke kontribuar në çdo sferë. Asnjëherë, koha nuk mund të kurojë plagët emocionale. Dhimbja e humbjes së Zekit do të jetë gjithmonë e pranishme. Ngushëllime familjes Shahini, miqve e dashamirëve.
Zeki, u prehësh në paqe! Do të kujtojmë përherë me mall e krenari! Lamtumirë, miku im!