Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, shprehet krenar me suksesin e Dorian Kadriut, të riut gjilanas me prejardhje nga Lugina e Preshevës.
Ai këtë e ka shprehur përmes një psotimi në profilin e tij në facebook, duke thënë se të rinjtë si Doriani na bëjnë të ndjehemi krenar dhe të lumtur.
Ja postimi i tij i plotë:
Miq,
Jashtëzakonisht i lumtur, të ndajë me ju një lajm të mirë, për të riun gjilanas, Dorian Kadriu, i cili po ecën me hapa të sigurt dhe të drejtë në rrugën e dijes!
Pikërisht, sot në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, kur mijëra të rinj rinisin garën e madhe të mësimnxënies, një i ri gjilanas me prejardhje nga Lugina e Preshevës, na bënë të ndjehemi krenar dhe të lumtur.
Nuk ka rrugë tjetër më të ndritshme se rruga e dijes, e cila do na dërgojë drejtë zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë, vetvetes dhe vendit në përgjithësi!
Vendi ynë është i mbushur me talentë të ndryshëm, dhe e jona është që nëse nuk mundemi t’i ndihmojmë të paktën mos ta pengojmë zhvillimin e tyre!
Jemi këtu për të bëre më të mirat për brezin e ri, sepse ata janë pasqyra më e mirë e punës sonë!
Pilot kosovar vetëm 18 vjeçar!
Përgjithmonë krenar!
https://www.facebook.com/arberrismajli/videos/pcb.2424772414520292/2424772257853641/?type=3&theater