DYLON

Bajrami: Gjilani do t’i ketë ‘mushkëritë’ e tij me 20 hektarë parqe

Bajrami: Gjilani do t’i ketë ‘mushkëritë’ e tij me 20 hektarë parqe
Avatar photo Redaksia

Viti 2020 do të jetë vit i ndërtimit të afro 20 hektarë parqe në komunën e Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrotjes së Mjedisit në Gjilan, Bekim Bajrami, në konferencën e mbajtur me gazetarë. Madje, Bajrami e ka bërë një përkufizim për këtë projekt madhor.

“Me ndërtimin 20 hektarëve, mund të them se Gjilani do t’i ketë mushkëritë e tij më të pastërta. Do të ndërtohet parku Baja, Parku i Paqes të Livadhet e Akllapit, Parku i Pajtimit te Gllama e Bresalcit dhe, tashmë jemi në finale të ndërtimit të parkut tek Kodra e Dëshmorëve”, ka deklaruar Bajrami.

EkoHigjiena

I pari i Urbanizmit në Gjilan, teksa ka bërë një rekapitulim të punës në vitin 2019, ka thënë se ka filluar faza e legalizimit të objekeve pa leje, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, ku tashmë veç janë lëshuar certifikatat e para, në zonën urbane dhe rurale.

“Po ashtu, kemi përfunduar edhe draftin e Planit Zhvillimor Komunal, sikurse edhe Hartën Zonale të Komunës”, ka thënë Bajrami.

Drejtori i Urbanizimit në Gjilan, ka deklaruar se të hyrat në këtë dikaster janë impresive.

“Bëhet fjalë për mbi 800 mijë euro të hyra  për vitin 2019 në Drejtorinë e Urbanizmit, edhe atë në sektorin e lejeve të ndërtimit, lejeve mjedisore, taksave të legalizimit dhe kërkesat tjera të zakonshme”, ka përfunduar drejtori Urbanizmit në Gjilan, Bekim Bajrami.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.