Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka bërë me dije se një kontribut të jashtëzakonshëm po e jep edhe shoqata “17 Shkurti” nga Zvicra, e cila nën udhëheqjen e mësuesit Ismet Avdyli, në bashkëpunim me kryetarin e shtabit emergjent të kësaj zone, Nexhat Ibishi, dhe me vullnetarët e këtij fshati, po vazhdojnë me aksione humanitare për banorët në nevojë të Dobërqanit dhe Mireshit të Vogël.
“Ky aksion humanitar, në krye me Dr. Kryeziun, i prinë aksioneve të njëpasnjëshme të kësaj shoqate, për qytetarët e Dobërqanit me rrethinë. U jem mirënjohës dhe falënderues, shoqatës “17 shkurti”, si dhe të gjithë kontributdhënësve të saj nga diaspora, të cilët po vendosin standard të humanizmit për qytetarët e Dobërqanit dhe Mireshit të Vogë”, ka thënë Ismajlil.