Skuadra bardh e kaltër e qyteti të Gjilanit, klubi i futbollit “Drita”, do ta ketë sonte ballafaqim e saj me Feyenoordin, ndeshje kjo e kthimit në kuadër të Conference League. Drita ka barazuar në ndeshjen e parë, pa gola.
Me entuziazëm po e presin këtë takim, “intelektualët” dhe qytetarëve gjilanas, adhurues të lojës së futbollit, por edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili po pret fitore dhe kualifikim tutje.
“Pas sukseseve të xhudisteve tona në Tokio të Japonisë, edhe krenaria jonë e Gjilanit dhe gjithë Republikës, FC Drita, sonte është radha për të na bërë krenarë dhe për t’u kualifikuar tutje”, ka thënë Ismajli, transmeton 2LONLINE.com..
Sipas tij, nderi, krenaria, dhe përkushtimi i djemve tanë, padyshim që do të rezultojë me triumf në fushën e gjelbër ndaj skuadrës me renome evropiane, FC Feyenoord.
“Historia e futbollit vendas ju takon djemve bardh e kaltër”, ka thënë nënkryetari, Arbër Ismajli. /2LONLINE.com/