DYLON

Kërkesa e klubeve sportive për subvencionim, paraqitur në Kuvend nga nënkryetari Ismajli merr mbështetje të plotë nga vendimmarrësit

Kërkesa e klubeve sportive për subvencionim, paraqitur në Kuvend nga nënkryetari Ismajli merr mbështetje të plotë nga vendimmarrësit
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli në seancën e sotme të Kuvendit komunal, paraqiti kërkesën e klubeve sportive për subvencionim dhe i kërkoi Kuvendit që ta mbështes propozimin për ndarjen e një shume prej 100 mijë euro dhe njëkohësisht Kuvendi ta formojë një komision për ndarjen e kësaj shume, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkesë kjo që mori përkrahje të plotë nga vendimmarrësit.

Kryesuesja e Kuvendit Shpresa Kurteshi-Emini kërkoi nga Drejtoria e Buxhetit që të angazhohet në këtë drejtim për të siguruar mjetet për subvencionimin e klubeve sportive, në mënyrë që Kuvendi t`i ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm. /2LONLINEcom/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.