Nën organizimin e Qendrës së Trajnimit (QT) të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) është mbajtur trajnimi me temën “Digjitalizimi i shërbimeve dhe zhvillimi i eKomunave“ në kuadër të Manualit “Smart City – Komuna e Mençur“ me Nënkryetarët e Komunave.
Qëllimi kryesor i trajnimit ishte që Nënkryetarët e Komunave të Kosovës të pajisen me informacione sa i përket konceptit praktik të ‘Smart City‘ dhe Dixhitalizimit të Shërbimeve në Komunat e Kosovës, nevojat dhe mundësitë për zhvillim të projekteve në fushën së ‘Smart City‘ dhe të e-qeverisjes në përgjithësi.
Trajnimi shërbeu si mundësi ndërveprimi në mes të komunave, shkëmbimit të përvojave rreth mundësive të zhvillimit të e-qeverisjes dhe transformimit dixhital duke e lehtësuar qasjen e qytetarëve në shërbime. /2LONLINE/