DYLON

Realizohen tetë urdhëresa gjyqësore

Realizohen tetë urdhëresa gjyqësore
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Viti në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka vazhduar me aktivitete të shumta në realizim të detyrave të cilat dalin nga ky plan.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e gjykatave kompetente, ku vetëm gjatë një jave është arritur që të realizohen tetë urdhëresa gjyqësore.

EkoHigjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /2LONLINE/