Nënshtabi i Kodrës së Dëshmorëve tregoi qartë përkrahjen e fuqishme që do ta ketë AKR-ja, në Gjilan.
Ka shumë qytetarë, në mesin e tyre profesionistë të fushave të ndryshme, që po i bashkohen ditëve të fundit programit zhvillimor të presidentit të AKR-së zotri Behgjet Pacolli.
Kandidati për deputet në parlamentin e Kosovës nga radhët e AKR-së dega në Gjilan, Arianit Ibrahimi, ka prezantuar aderime edhe dhjetëra emra të ndryshëm, profesionistësh që kanë vendosur të jenë pjesë e AKR-së para zgjedhjeve që po vijnë me 6 tetor.
“Pas një fushate të suksesshme në teren, tani kemi mbi 60 aderime në degën e AKR-së në Gjilan. Në mesin e tyre kuadra të shquara për dije, të rinj, profesionistë të zot, e studentë me perspektivë, që po na bashkohen përditë, për ta konfirmuar vazhdimësinë e mbështetjes për strukturat dhe programin ekonomik të presidentit të AKR-së zotri Behgjet Pacolli”, ka shtuar Ibrahim.
Gjithashtu, në komunikatën e shtabit të degës së AKR në Gjilan, thuhet se do të njoftohen ditëve në vijim për aktivitetet të ndryshme në shpalosjen e programit të AKR-së nga kandidati për parlamentin e Kosovës, Arianit Ibrahimi me nr 43.
Ftojmë të gjithë qytetarët të mbështesin me votë kualicionin AKR-NISMA-PD me nr 122 dhe kandidatin për deputet nr 43, Arianit Ibrahimi, për një shtet demokratik dhe kundër korrupsionit.
e sponsorizuar