Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovicë, sot më, 23.06.2021, pas hetimeve paraprake, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve: B.M., M.Sh., F.K., kurse i dyshuari Sh.D., gjendet në arrati.
Tre të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë’. Në proces hetimor është kryer urdhër-kontroll (verbal), në tre lokacione: dy në Prizren dhe një në Mitrovicë. Hetuesit policorë, si provë materiale kanë sekuestruar:
• 3×500 euro, gjithsej 1500,00 euro,
• 320×100 dollarë amerikan dhe 160×50 dollarë amerikan gjithsej 40.000,00 dollarë,
• tre telefona mobil,
• pasaporta dhe dokumentet identifikuese të të dyshuarve dhe
• dy veturat te përdorura nga të dyshuarit.
Paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara. Për detajet tjera, që do të sigurohen gjatë procesit hetimor, do të njoftoheni me raport shtesë. /2LONLINE.com/