Në fshatin Zhiti të Komunës së Vitisë ka filluar sot asfaltimi i rrugës “Beqiri e Shaqiri”.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve të kësaj rruge me gjatësi prej 420 m e cila po financohet nga mjetet vetanake të komunës së Vitisë.
Kerim Ferati, përfaqësues fshatit Zhiti, tha se asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga Zhitiasit, sidomos të banorëve që jetojnë për gjatë kësaj rruge dhe potencoi se rreth saj janë rreth 40 familje.
Për këtë projekt ai ka falënderuar institucionet komunale të Vitisë, në veçanti kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti.