DYLON

Fillojnë punimet në rrugën Gjylekar-Mogillë

Fillojnë punimet në rrugën Gjylekar-Mogillë
Avatar photo Redaksia

Nga fshatin Gjylekar të Vitisë, kanë filluar sot punimet në realizimin e një projekti infrastrukturor ku përveç se do të bëhet asfaltimi i rrugës Gjylekar-Mogillë në distancë prej 2258m do të rregullohet rruga që lidhë fshatrat Gjylekar me Stubllën e Ulët.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në ceremoninë e fillimit të punimeve ndër tjerash ka folur para qytetarëve të pranishëm për realizimin e këtij projekti. Ai gjithashtu falënderoj Ministrinë e Infrastrukturës, konkretisht Ministrin, Lutfi Zharku për këtë projekt të rëndësishëm.

“Realizimi i këtij projekti do të jetë i një rëndësie të veçantë pasi që me të po krijojmë korridore për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Kjo rrugë është gjithashtu i një rëndësie të veçantë për fermerët pasi që këtu në këtë pjesë kemi ndër fermerët më të vyer të komunës sonë”, u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Ai shtoi se me këtë projekt parashihen të lidhën edhe disa vendbanime të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.