Ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, sot në fshatin Zebincë të Komunës së Novobërdës, së bashku me përfaqësuesit e komunës, përfaqësues të Bashkimit Evropian, organizatave joqeveritare, përfaqësues të ambasadave në Kosovë, ministrisë, KFOR-it, hapi rrugën e cila është financuar pjesërisht nga Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe zyrtarisht dorëzoi në shfrytëzim pesë shtëpi në këtë fshat.
Në ceremoninë e hapjes së rrugës, faza e parë e së cilës ka përfunduar, gjatësia e së cilës është 1.990 m, dhe u jepet në shfrytëzim banorëve të pesë shtëpive në Zebincë.
Jevtic falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të këtyre dy projekteve. “Vetëm së bashku mund të zgjidhim problemet të cilat i kanë komunitetet dhe gjithë banorët e Kosovës. Ministria për Komunitete dhe Kthim është e përkushtuar për zgjidhjen e këtyre problemeve në një mënyrë praktike dhe pragmatike gjë që do ta bëjë edhe në të ardhmen”.
Pas prerjes së shiritit, ministri Jevtic me përfaqësuesit e Novobërdës, Bashkimi Evropian, organizatave joqeveritare, ambasadave në Kosovë dhe përfaqësuesit e KFOR-it, vizitoi familjen e Radmila Anticit, njërën nga pesë familjet të cilës i është ndërtuar shtëpia. Përndryshe kjo familje para ndërtimit të shtëpisë ka jetuar në Beograd në kushte shumë të vështira.