Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht QKMF në Viti, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare kundër Kancerit.
Në kuadër te kësaj dite dr.Nazim Dauti –Radiolog, ka mbajtur një ligjëratë , ku para personelit shëndetësor, ka folur për të rejat ne fushën e shëndetësisë, sidomos për masat qe duhet te merren për kontrollimin dhe zbulimin sa me te hershem të kësaj sëmundje, si dhe mënyrën e trajtimit që i takon kujdesit paliativ.
Sa i përket statistikave , çdo vit numri i rasteve te reja me kancer sillet 10milion, që në bazë të këtyre të dhënave, në vitin 2020 mund të arrij deri 15 milion , përderisa në Kosovë, ky numër sillet diku 1.500 raste të reja për çdo vit.