DYLON

Adresa e parë e dy Ministrave të Diasporës – Shkolla Shqipe në New York

Adresa e parë e dy Ministrave të Diasporës – Shkolla Shqipe në New York
Avatar photo Redaksia

Për herë të parë në historinë e kombit, diaspora shqiptare po përfaqësohet në nivel Ministrash nga dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria. Dardan Gashi, Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht zv. Kryeministër në Qeverinë e Kosovës dhe Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën në Qeverinë e Shqipërisë, kanë nisur sot në objektin e Konsulatës së Republikë së Kosovës takimet e përbashkëta, duke filluar me temën e mësimit plotësues të gjuhës Shqipe në ShBA.

Majko dhe Gashi së bashku takuan drejtorët e shkollave Shqipe në qytetin e New Yorkut me të cilët diskutuan implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore të nënshkruara si në fushën e bashkëpunimit me dhe për diasporën ashtu edhe marrëveshjen konkrete për mësimin plotësues të gjuhës Shqipe.

“I përulemi punës suaj”, tha me këtë rast Ministri Majko i cili po ashtu në vizitën e tij të parë në cilësi të Ministrit të Diasporës në ShBA, kërkoi nga drejtorët e shkollave një koordinim më të mirë në të ardhmen.

EkoHigjiena

“Shkolla verore është një projekt ambicioz që ka për qëllim të sjell në Kosovë dhe Shqipëri nxënësit e moshave të ndryshme të shkollës Shqipe për tu njohur më mirë me atdheun dhe me bashkëmoshatarët e tyre. Tani ky projekt për herë të parë bëhet së bashku nga dy Ministritë në Kosovë dhe Shqipëri”, tha më tej Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, dhe njëherësh zv. Kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi.

Në fund të takimit si pjesë e konkluzioneve ishte dakordimi për formimin e këshillit koordinativ të mësuesve për propozime të përbashkëta lidhur me ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar në diaporën amerikane. Në këtë kontekst po ashtu u vendos për mbajtjen e festivalit të shkollave Shqipe në fund të muajit maj.

Dy Ministrat më pas vazhduan në takimin me komunitetin shqiptar në Connecticut, ku me ndihmën e afaristit të suksesshëm Richard Luka, është ndërtuar edhe Qendra e Kulturës Shqiptare ku përpos aktiviteteve kulturore që organizohen për fëmijët e moshave të reja, aty organizohet edhe mësimi plotësues i gjuhës Shqipe.

Ndërsa gjatë takimit të fundit me shoqatën e shkrimtarëve shqiptaro amerikane , dy Ministrat u njoftuan me aktivitetin e kësaj organizate, me numrin e librave të botuar nga rreth 100 anëtarë të saj, ndërsa kërkuan mbështetjen nga dy shtetet ashtu që krijimtaria e anëtarëve të shoqatës të jetë akoma më voluminoze. Në planin aftashkurtër, kjo shoqatë planifikon edhe funksionalizimin e një biblioteke historike me libra të vjetër të gjuhës Shqipe nga arkivet e ndryshme të cilat janë mbledhur tashmë për vite me radhë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.