Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me QKMF-në e Vitisë, sot kanë shënuar Ditën Botërore e Mjekut Familjar.
Me këtë rast një ekip i QKMF-së së Vitisë, ka zhvilluar sot një aktivitet në sheshin e qytetit në Viti, ku qytetarët kanë mundur nga afër të marrin këshilla mjekësore.
Gjithashtu ky ekip ka shpërndarë edhe fletushka rreth kujdesit të shëndetit, ofrimit të shërbimeve shëndetësor nga mjeku familjar dhe të tjerë.
Këtë aktivit e ka vizituar nga afër edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti. /2LONLINE/