• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Kosova mes shpresës dhe zhgënjimit!

Redaksia 2LONLINE 20 Maj, 2022 6 min
 Kosova mes shpresës dhe zhgënjimit!

Shkruan: Florim Zeqa

Ne që jemi mësuar të ngremë shampanjë dhe të festojmë disa herë për liberalizimin e vizave, gati sa nuk festuam në ditën e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, me ç’rast shumica e qytetarëve këtë e ngatërruan me aplikim për anëtarësim në Bashkimin Evropian!

Çka në të vërtetë është Këshilli i Evropës?!

Këshilli i Evropës është një nga organizatat më të vjetra ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më 5 maj 1949 për të arritjen e bashkimit në mes vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta dhe lirisë politike. Qëllimi i Këshillit të Evropës është të arrijë një unitet dhe barazi më të madhe mes anëtarëve të tij. Ideologët e parë dhe më të mëdhenj të Këshillit të Evropës ishin Winston Churchill, Robert Shuman, Konrad Adenauer, etj.

Kjo organizatë numëron 47 shtete anëtare, mbulon përafërsisht 820 milionë njerëz dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë euro. Këshilli i Evropës është një vëzhgues zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe nga BE, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje detyruese, por ka fuqinë për të zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare të përzgjedhura e të arritura nga shtetet evropiane për tema të ndryshme. Trupi më i njohur i Këshillit të Evropës është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Anëtarësimi në KE, çelës edhe për liberalizimin e vizave

Bazuar në përshkrimin e mësipërm, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë prestigjioze me traditë 73 vjeçare do të jetë me interes dhe shpresëdhënës në rrugën e mëtutjeshme të anëtarësimit të shtetit tonë edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në të cilat aspiron dhe e meriton shteti i Kosovës, si në: BE, OKB, OSBE, UNESCO, INTERPOL, etj.

Sikurse për të arriturat, ashtu edhe për mangësitë në dështimet e shtetit të Kosovës, meritore dhe fajtore nuk është vetëm një parti politike, por e tërë skena politike kosovare në përgjithësi dhe pa dallim pushtet dhe opozitë!

Urojmë që pas aplikimeve të dështuara në UNESCO dhe INTERPOL, aplikimi në Këshillin Evropian të jetë çelës për anëtarësim edhe në organizatat e sipërpermendura dhe një ogurë i mirë për liberalizim të vizave për qytetarët e getoizuar kosovarë.

Pritjet e gjata të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Nisur nga procedurat ligjore dhe ato byrokratike të institucioneve të Bashkimit Evropian, Kosovës pas aplikmit për anëtarësim, i duhet një kohë e gjatë derisa të shqyrtohet dhe votohet kërkesa për pranimin në Këshillin e Evropës, për të cilën kërkohet votim unanim i shteteve anëtare për pranimin e Kosovës si pjesë përbërëse e këtij unioni!

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë duhet të kalojë nëpër disa filtra: Sekretari i Përgjithshëm, Komiteti i Ministrave, Asambleja Parlamentare, Kongresi i Këshillit të Evropës, Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut dhe Konferenca e organizatave ndërkombëtare jo-qeveritare, etj!

Na mbetet të shpresojmë që kjo të ndodhë edhe më herët, por jo më largë se në pranverën e vitit të ardhshëm. Megjithatë, do të ishte fat i mirë për Kosovën që kjo të ndodhë brenda mandatit të kësaj qeverie. Derisa të vjen përgjigja nga Këshilli Evropian, Kosova mbetet mes shpresës dhe zhgënjimit të madh. /2LONLINE/

Etiketa:Florim Zeqa Kosova Opinion shpresës zhgënjimit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatrat Bosce-Grizime, Strelicë, Moqar,

27 Qershor, 2022
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022

Presidentja Osmani në Bruksel: Kosova është gati, ka ardhur koha për vendime të guximshme nga BE

23 Qershor, 2022

Kosova përmirëson pozitën e saj në renditjen e FIFA-s 

23 Qershor, 2022

Testi i arritshmërisë duhet të hiqet fare nga sistemi dhe kriter të jenë vetëm notat në certifikatën e notave

22 Qershor, 2022

OAK kërkon përkrahje nga Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

22 Qershor, 2022

Vështrim për librin Matematika 6

21 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com