Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore dhe komuna e Vitisë , kanë shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsin, përmes aktiviteti me temën “Dashuri e Barabartë-Të drejta të barabarta”.
Në këtë takim ku ishin prezent këshilltare komunale, përfaqësues të shoqatave të grave, punonjëse arsimore, grupe të grave të lokaliteteve të ndryshme, merrnin pjesë ushtruesja e detyrës së drejtorit në USAID, drejtori i programit për te drejta pronësore ne kuader te USAID-it Brian Kemple, u tha se kjo ngjarje ka synim të theksoj rëndësinë e të drejtave pronësore për fuqizimin ekonomik të grave dhe të drejtën e vajzave për tu trajtuar njësoj, si djemtë në trashëgimin pronësore.
Duke marrë fjalën në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë se rëndësia e respektimit mbi te drejtat pronësore është një koncept shume i qarte dhe i mire-kuptuar për ne, por ne e dimë se mos-zbatimi i kësaj te drejte është çështje e cila nuk e dëmton vetëm individin, por si rrjedhoje e dëmton tërë shoqërinë.
“Mohimi i te drejtës suaj nuk i’u dëmton vetëm juve, duke qene se zbatimi i kësaj te drejte përveç tjerash është parakusht për funksionimin e ekonomisë se tregut dhe për progresin ekonomik, duke pasur parasysh se administrimi parimor i pronës është një çështje civile kyçe për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik te vendit. Prandaj, për sa kohe shoqëria jone privon te drejtën për te shfrytëzuar pronën dhe pasurinë qe i takon personit tjetër, kjo është sinonim me largimin e investitorëve potencial, dobësimin e bizneseve ekzistuese dhe atyre ne ngritje, mirëfunksionim te tregut, pa-mundësinë për shfrytëzimin e potencialeve qe ofron vendi për investime”, ka thënë kryetari Haliti.
Sipas tij, mohimi i te drejtës pronësore është mohim i veprimit juridik, apo mohim i të drejtës për të ndërmarrë veprim juridik, prandaj zbatimi i një praktike të këtillë është në kundërshtim me ligjet në fuqi rreth çështjes përkatëse, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në fund në kundërshtim me obligimin moral apo njerëzor.
Ai në fund është zotuar se ne bashkëpunim me Institucionet relevante, organizatat dhe shoqatat e ndryshme, do te angazhohet çdo dite e me shume qe ne emër te qeverise komunale dhe qytetarëve te saj, të shpreh edhe një herë përkushtimin për trajtimin e barazisë gjinore si një nga prioritetet e tija për këtë vit.
Në këtë tubim që u mbajt në Galerinë e Arteve në Shtëpinë e Kulturës, ka folur edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në USAID, si dhe Nurie Bajrami që u prezantua si storia e suksesit si pronare e biznesit dhe pronës në Viti.
Në pjesën e dytë të këtij organizimi, është dhënë një shfaqje e Teatrit të Kukullave të Teatrit “Dodona” me temën e barazisë midis djemve dhe vajzave, e cila u dha për nxënësit e shkollave fillore.
Këto aktivitete u mbështetë nga USAID-i, nëpërmjet Programit për të Drejtat Pronësore. Më pas kryetari ka zhvilluar edhe një takim me udhëheqësit e USAID-it.