Me rastin e 28 Nëntorit- Festës së Flamurit kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqës të institucioneve komunale të Vitisë, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të OVL të UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, policisë dhe institucioneve të tjera, kanë vendosur kurora lulesh në kompleksin e dëshmorëve në Viti.
Gjithashtu, në Bibliotekën e Qytetit, është promovuar këndi i librave të prof,dr Isak Shema i cili i dhuroi krijimtarinë e tij kësaj biblioteke, respektivisht bibliotekën e tij personale.
Për shkak të situatës epidemiologjike, autoritetet komunale kanë anuluar gjitha aktivitetet kulturore e sportive, ndërkohë që në orët e pasditës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” do të shfaq një koncert festiv, përmes Televizionit Plus. /2LONLINE.com/