DYLON

Ministri Quni dhe gjeneral Rama bënë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz

Ministri Quni dhe gjeneral Rama bënë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes publike të UÇK-së, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me delegacionet e kryesuara të tyre, bënë nderime në kompleksin memorial para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz.

Pjesë e delegacioneve të tyre ishin: zëvendësministrja e Mbrojtjes Sadika Kofrc, zëvendësministri i Mbrojtjes, Mehmedali Mergjollari, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj – Quni, drejtori i Drejtorisë për Politika të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, Faruk Geci, drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, dhe oficerë të tjerë të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe komandave e njësive kryesore të FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë institucione që ruajnë dhe kultivojnë në vazhdimësi, vlerat më të larta të trashëgimisë së saj dhe vlerave historike të vendit si frymëzim e motivim për realizimin me përgjegjësi të lartë të misionit të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.