Organizuar nga Qendra Informative për Këshillimore në bashkëpunim me Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Republikës së Kosovës, sot në Viti është mbajtur një trajnim me fermerët dhe pemëtarët vitias.
Gjatë këtij trajnimi të pranishmit janë njohur mbi rëndësinë e sistemit të ujitjes së pemëve dhe perimeve. Përndryshe ky projekt po implementohet nga kompania ESG kurse para të pranishmeve ka ligjëruar Mr. Sc. Bujar Sadiku.