DYLON

Interesohen për projektet e realizuara të programit LDF dhe projektit Interdev 2

Interesohen për projektet e realizuara të programit LDF dhe projektit Interdev 2
Avatar photo Redaksia

Komunën e Vitisë e kanë vizituar përfaqësues të ADA-së Austriak dhe UNDP-së të cilat janë njohur për së afërmi me disa projekte të cilat janë realizuar në kuadër të programit LDF dhe projektit Interdev 2 në komunën e Vitisë.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme është mbajtur edhe një takim pune ku në veçanti është diskutuar mbi çështjet e ambientit si dhe mundësinë e vazhdimit të këtij projekti në Viti.

Gjithashtu në emër të komunës së Vitisë, zv. Kryetari Hasan Aliu, ka ndarë një falënderim për “ADA Coordintion Office”- Prishtinë.

EkoHigjiena

Po ashtu përfaqësuesit e lartpërmendur kanë vizituar një qytetarë nga Pozherani i cili në kuadër të një projekti nga LDF gjatë vitit të kaluar ka qenë përfitues i një pajisje për bluarjen e eshtrave por edhe përfitues të serrave të cilat janë realizuar në kuadër të programit Interdev 2.

Përndryshe në këtë takim dje kanë marrë pjesë: Edith Mychalewicz, menaxhere e programit ADA nga Vjena e Austrisë, Sandra Wibmer, këshilltare e mjedisit dhe resurseve natyrore ne ADA- Vjenë-Austri, por edhe përfaqësues të tjerë nga Ambasada Austriake në Prishtinë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Vlora Elshani, menaxhere e projektit INTERDEV 2 si dhe Pavla Snajdrova nga UNDP.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.