Grupi i Grave të Vitisë, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Institucionet komunale, kanë organizuar sot në sheshin e qytetit në Viti, një marsh me rastin e muajit tetor, si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Në këtë defile pos përfaqësuesve të shoqatave dhe organizatave të grave, këshilltareve komunale, morën pjesë edhe deputete të Parlamentit të Kosovës, udhëheqës komunal, punëtore shëndetësore dhe qytetare të tjera.