Organizuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), në bashkëpunim me Institutin Regjional të Shëndetit Publik nga Gjilani, sot në qytetin e Vitisë, është duke u shënuar Dita Botërore e Hipertensionit.
Me këtë rast në qendër të qytetit u bë matja e tensionit për kalimtarët e rastit si dhe janë shpërndarë fletushka me këshilla për parandalimin e hipertension.
Këtë aktivitet e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve dhe ruajtën e shëndetit të qytetarëve vitias.
Ndërkaq Dr.Vjollca Kadolli – Halili, drejtoreshë në QKMF-në e Vitisë, tha se ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë sëmundje dhe parandalimin e tyre.
Ajo tha se edhe moshat e reja po kanë probleme me hipertension dhe se me këtë aktivitet kalimtarët e rastit mund të njoftohen se a kanë probleme me tension.
Dr.Vjollca Kadolli – Halili tha se në QKMF-në e Vitisë, mund të trajtohen edhe pacientet të cilët kanë probleme me hipertension pasi që në këtë institucion shëndetësor punon edhe internisti.
Ajo shtoi se viteve të fundit ka rritje të personave që kanë hipertension, duke dhënë edhe këshilla se si mund të parandalohet apo trajtohet kjo sëmundje koronike.
Dr. Kadolli-Halili, ndër tjerash se është me rëndësi që qytetarët të kenë aktivitete fizike të konsumojnë ushqime të shëndetshme dhe të ruhen nga stresi sepse këto janë edhe faktor që shkaktojnë këtë sëmundje. /2LONLINE/