Punimet në disa pjesë të qytetit të Vitisë, po vazhdojnë dhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar disa lokacione ku po realizohen ato projekte.
Ai bëri me dije se me një dinamikë të punimeve është duke u realizuar projekti përgjatë lumit “Morava e Binçës”, përkatësisht nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit.
Poashtu, Haliti nga afër pa punimet tek objekti i ri i gjykatës, objekti i ri i Zjarrfikësve, në hapësirën para shkollave të mesme, rregullimi i hapësirave gjelbëruese tek sheshi “Rashit Mustafa- Komandant Karadaku”, renovimi i QKMF-së së qytetit.
Kryetari Haliti tha me këtë rast se, vazhdon të jetë i përkushtuar që me realizimin e këtyre projekteve të ofroj një qasje me të mirë të qytetarëve sa i përket qarkullimit, si të këmbësorëve po ashtu edhe të automjeteve. /2LONLINE/