DYLON

U ndahen certifikata praktikantëve të cilët përfunduan punën praktike në kuadër të projektit “Praktika në Punë”

U ndahen certifikata praktikantëve të cilët përfunduan punën praktike në kuadër të projektit “Praktika në Punë”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, kanë ndarë certifikata lidhur me përfundimin e praktikës së praktikantëve në sektorë të ndryshëm.

Këta paktikantë kanë qënë të angazhuar në kuadër të projektit “Praktika në punë”, e mbështetur nga UNDP.

EkoHigjiena

I pari i komunës ka thënë se mundësitë e tilla për të rinjtë e Kamenicës janë të duhura, pasi që sipas tij ata angazhohen në sektorë të ndryshëm ku edhe zgjerojnë njohuritë e tyre.

Edhe praktikantët janë ndarë të kënaqur pasi që kanë pasur mundësi që njohuritë e tyre t’i zgjerojnë edhe më shumë duke parë nga afër punëtë në institucionet komunale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.