Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, në kuadër të muajit Rozë, me moton “Ekzaminohu me kohë, vrapo për jetën” kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të ndryshme me qëllim të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Me këtë rast drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti më parë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit për realizimin e mamografisë për gratë nga territori i komunës së Vitisë.
Bëhet e ditur se të gjitha gratë e interesuara mbi moshën 45 vjeçare që kanë shenja, qoftë edhe dyshime të lajmërohen në administratën e QKMF-së në Viti, përkatësisht të punëtorja Valentina Mehmeti në katin e tretë) për caktimin e terminit.
Megjithatë mamografia do të realizohet ne Spitalin Regjional në Gjilan. Poashtu në bashkëpunim të ngushtë me dr.Nazim Dautin, radiolog do të bëhet edhe ultrazëri falas i gjinjve për 15 gra të kësaj komune, ku nuk do të ketë kritere për caktimin e moshës por sipas simptomave.
Ndërkaq në kuadër të këtyre aktiviteteve pritet të mbahen edhe 5 ligjërata vetëdijesimi në lokalitete të ndryshme të komunës së Vitisë. /2LONLINE/